Si ta organizoni tezėn tuaj

Prof. John W. Chinneck
Dept. of Systems and Computer Engineering
Carleton University
Ottawa, Canada

email: chinneck @ sce . carleton . ca

 

Versioni i fundit: 29 Shtator 1999

(Dokumenti origjinal daton qė nga viti 1988 dhe ka pėsuar pėriodikisht ndyshime tė vogla)

 

Adresa elektronike e dokumentit origjinal:  http://www.sce.carleton.ca/faculty/chinneck/thesis.html

 

Pėrktheu  nga anglishtja:

Muhamet Hajrizi, UP SHLT Mitrovicė

mailto:ms_hajrizi@yahoo.com

Hyrje

 

Ky punim pėrshkruan menyrėn se si duhet organizuar teza e shkruar  e cila paraqet elementin kryesor pėr titullin tuaj pasuniversitar. Pėr t’a organizur si duhet dokumentin e tezėz, sė pari duhet kuptuar se ē'ėshtė hulumtimi nė nivel pasuniversitar. Ky punim do tė jetė i dobishem nėse jeni nė fazėn fillestare tė programit tuaj pasuniversitar, por edhe mė vonė gjatė procesit tė shkrimit tė tezėz suaj.

Ē'ėshtė hulumtimi pasuniversitar

 

Veēoria kryesore e hulumtimit pasuniversitar qendron nė kontributin origjinal pėr diturinė. Teza ėshtė njė dokument formal me tė cilėn vertetoni se ju keni dhėnė njė kontribut origjinal nė njė fushė tė diturisė. Nėse nuk arrini tė vertetoni se keni dhėnė njė kontribut tė tillė, atėherė keni tė bėni me njė mossukses. 

Teza juaj duhet tė deshmojė dy gjera kryesore:

 

 

Kontributi juaj nė dituri qendron nė zgjidhjen ose nė pėrgjigjen qė keni dhėnė.

Ē’ėshtė teza pasuniversitare

 

Meqenėse qellimi i tezės ėshtė qė tė vėrtetojė se ju keni dhėnė njė kontribut origjinal dhe tė dobishem pėr diturinė, komisioni qė e lexon tezėn ka pėr qellim gjetjen e pėrgjjigjeve nė kėto pyetje:

 

 

Formulimi preciz i qeshtjes tė cilėn e hulumtoni paraqet esencen pėr tė vertetuar se ju keni dhėnė njė kontribut origjinal  dhe tė vlefshėm pėr diturinė. Pėr tė vėrtetuar origjinalitetin dhe vlerėn e kontributit tuaj, ju duhet tė shtroni njė pėrmbledhje gjithėpėrfshirėse tė literaturės ekzistuese lidhur me temėn qė trajtoni dhe temat tjera qė kanė lidhje tė ngushtė me tė. Pastaj, pasi tė keni bėrė njė referim direkt nė tėrė  literaturėn tuaj, duhet tė demonstroni se pėr ēėshtjen qė ju trajtoni

a)  mė parė nuk ka pasur pėrgjigje, dhe

b) se ėshtė e vlefshme qė t’i pėrgjigjeni asaj.

Pėrshkrimi se si iu keni pėrgjigjur ēėshtjes sė trajtuar zakonisht nuk ėshtė i vėshtirė pėr t’u bėrė, sepse ju keni pjesėmarrė nė ēdo detal gjatė tėrė rrjedhės sė punės tuaj.

 

Nėse teza juaj nuk ofron pėrgjigje adekuate nė ēeshtjet e cekura mė lartė, ju do tė ballafaqoheni me nevojėn pėr revidim tė rrėnjėsishem ose do tė deshtoni  nė mbrojtjen e saj. Pėr kėtė qellim, konstrukti gjenerik i tezės  qė ėshtė dhėnė nė vijim ka vėnė nė spikamė pėrgjigjet mu nė ato pyetje qė kanė tė bėjnė me menyrėn mė tė pėrshtatshme pėr organizimin dhe emertimin e titujve dhe nėntitujve tė tezės. Ky konstrukt gjenerik mund tė pėrdoret pėr ēfarėdolloj tezė. Edhe pse disa profesorė mund tė preferojnė edhe ndonjė organizim tjetėr, elementet kryesore pėr secilėn tezė duhet tė jenė tė njėjta.  Shpjegime mė tė hollėsishme do tė japim nė vijim.

 

Njė gjė duhet tė kihet gjithjnė parasysh :  teza ėshtė njė dokument formal dhe secila pjesė e saj duhet tė jetė nė vendin e duhur, dhe se duhet eleminuar pėrsėritjen e tė njėjtit materjal nė vende tė ndryshme.

Struktura gjenerike e tezės

1.     Hyrje

 

Ketu kemi tė bėjmė me hyrje tė pėrgjithshme lidhur me atė qė ka tė bėjė teza, pra nuk ėshtė vetėm pėrshkrim i pėmbajtjes se secilit seksion. Jepni shkurtimisht njė pėrmbledhje tė ēėshtjes ( mė vonė do ta parashtroni ēėshtjen detajisht), disa nga arsyet pse kjo ēėshtje ėshtė e vlefshme,  dhe njė vėshtrim tė shkurtėr pėr rezultatet kryesore. Hyrja paraqet njė vėshtrim tė shkurter pėr pėrgjigjet e dhėna  lidhur me pyetjet kryesore tė shtruara nė tezė (shiko mė lartė).

 

2.     Informacione themelore

 

Njė seksion i shkurtėr, ku jepeni informacione themelore ėshtė mė se i nevojshėm, sidomos kur punimi juaj ndėrlidh dy e mė shumė lėmi. Kjo bėhet pėr arsye se lexuesit e punimit tuaj mund tė mos kenė njohuri dhe pėrvojė tė mjaftueshme pėr tė pėrcjellė materialin qė pason. Me kėtė ju i ofroni  lexuesit kėtė mundėsi. Titullimi mund tė bėhet edhe ndryshe nga titulli i mė siperm, p.sh. “ Vėshtrim i shkurtėr i Algjebres sė Framisit”.

 

3.     Vėshtrim mbi arritjet fundit

 

Kėtu bėni njė vėshtrim pėr arritjet e fundit qė janė relevante pėr tezėn tuaj. Edhe kėtu si titull mė i pėrshtatshem mund tė jetė, p.sh. “ Gjendja aktuale nė Algoritmet  Zylon”. Ideja ėshtė qė tė paraqiten idetė kryesore pėr tė arriturat mė tė reja deri mė tani (analiza kritike bėhet mė vonė), por jo edhe idetė tuaja personale.

 

Ky seksion duhet tė organizohet sipas ideve, e jo sipas autorėve ose sipas publikimeve. Pėr shembull, nėse deri mė tani ekzistojnė tri qasje kryesore pėr Agoritmin Zylon, ju mund t'i organizoni tre nėnseksione lidhur me kėto qasje.

 

3.1  Aproksimi iterativ i Zylon-it

3.2  Koeficientat statistikor tė Zylon-it

3.3  Qasjet graf-teorike pėr manipulimet Zylon     

 

4.     Qeshtja qė hulumtohet ose formulimi i problemit

 

Tezat inxhinierike kėtij seksioni i referohen si  “problemi” qė duhet zgjidhur, kurse disciplinat tjera flasin pėr “ēėshtjen (pyetjen)” pėr tė cilėn duhet dhėnė pėrgjigje. Nė tė dy rastet ky seksion i ka tri pjesė kryesore:

 

  1. formulimi konciz i ēėshtjes qė e trajton teza juaj
  2. argumentimi, duke iu referuar seksionit 3, se pėr ēėshtjen qė ju trajtoni nuk ka pasur pėrgjigje paraprake
  3. diskutimi lidhur me rėndėsinė qė ka pėrgjigja pėr kėtė ēėshtje.

 

 Pjesa nėn 2 e cekur mė lartė ka tė bėj me analizen e informacioneve qė i keni prezantuar nė seksionin 3. Po e marrim si shembull se problemi juaj konkret ėshtė  “Zhvillimi i algoritmit Zylon pėr trajtimin e problemeve nė shkallė tė gjerė dhe kohė tė pranueshme”. Tani ju duhet  tė pėrshkruani dhe shpjegoni se ēka kuptoni me “shkallė tė gjerė” dhe “kohė tė pranueshme”. Mė tutje, nė analizen tuaj pėr tė arritruat dhe zhvillimet e fundit nė kėtė fushė, duhet tė tregoni se si qasjet e gjertanishme nuk kanė pasur sukses dhe ku janė tė metat e tyre (p.sh. ato qasje japin zgjidhje vetėm pėr probleme tė vogla, ose kerkojnė kohė tė gjatė). Nė pjesėn e fundit tė kėtij seksioni duhet tė shpjegoni pse ėshtė i dobishem “algoritmi i shpejtė nė shkallė tė gjerė”; duke i pėrshkruaur aplikimet se ku mund tė pėrdoret ky algoritem.

 

Meqenėse ky seksion ėshtė shumė i kerkuar nga lexuesit e interesuar pėr kėtė lėmi, theksoni atė duke e pėrdorur nė titull fjalėn “problem” ose “ēėshtje”: p.sh. “Formulimi i problemit” ose “ Qeshtja hulumtuese”, ndoshta nė mėnyrė edhe mė tė specifikuar si “Problemi lidhur me algoritmin Zylon nė shkallė tė gjerė”. 

 

5.     Pėrshkrimi i zgjidhjes sė problemit ose gjetja e pėrgjigjes

 

Kjo pesė e tezės mund tė kėtė njė formė jo aq strikte. Mund tė kėtė njė ose disa seksione dhe nėnseksione. Qellimi i vetėm kėtu ėshtė: t’a bindeni komisionin  se jeni pėrgjigjur ose e keni zgjidhur problemin tė cilin e keni parashtruar nė Seksionin 4. Pra, tregoni se ēfarė keni bėrė ju e qė ėshė relevante pėr pėrgjigjen ose zgjidhjen e problemit: nėse gjatė punės keni hasur nė rrugė pa krye, qė nuk ka dhėnė rezultat, mos e pėrfshini atė, vetem nėse ėshtė posaēerisht relevante pėr tė demonstruar zgjidhjen e problemit.

 

6.     Konkluzionet

 

Nė seksionin e konkluzioneve kryesisht pėrfshihen tri ēėshtje, ku secila prej tyre e meriton nga njė seksion tė veēantė:

  1. Konkluzione
  2. Pėrmbledhje e kontributit tė dhėnė
  3. Hulumtimet nė tė ardhmen

 

Konkluzionet nuk janė pėrmbledhje e tėrė tezės: ato janė pohime tė shkurtėra dhe koncize lidhur mė konkludimet qė i keni nxjerrė si rezulat i punės tuaj. Organizohen nė paragrafe tė shkurtėra  tė cilat numėrohen dhe renditen sipas rėndėsisė qė kanė. Tė gjitha konkluzionet duhet tė ndėrlidhen nė mėnyrė direkte me ēėshtjen apo problemin e formuluar nė Seksionin 4. Shembull:

 

1. Problemi i formuluar nė Seksionin  4. ėshtė zgjidhur: siē ėshtė treguar nė Seksionin, “x” deri nė “xx”, kemi zhvilluar njė algoritem efikas pėr zgjidhjen e problemeve Zylon nė shkallė tė gjerė dhe pėr kohė tė shkurtėr.

 

2. Mekanizmi kryesor i nevojshėm nė algoritmin Zylon tė pėrmirsuar ėshtė mekanizmi Grooty.

 

3. Etj.

 

Pėrmbledhja e kontributit tė dhėnė lexohet mė shumė kujdes nga anėtarėt e komisionit. Kėtu duhet tė paraqitet kontributi i ri qė teza juaj ka dhėnė nė lėminė e shkencės. Shpesh herė, kėtu, kemi njė pėrputhje me Konkluzionet , por njė gjė e tillė  ėshtė e lejuar. Serish formulimi konciz dhe numėrimi i paragrafeve ėshtė i nevojshėm. Organizimi i tyre bėhet sipas rėndėsisė. Shembull:

 

1. Ėshtė zhvilluar njė algoritem shumė mė i shpejtė  pėr problemet Zylon tė shkallės sė gjerė.

 

2.  Pėr herė tė parė ėshtė demonstrusar pėrdorimi i mekanizmit Grooty pėr llogatijet Zylon.

 

3. Etj.

 

Seksioni “Hulumtimet nė tė ardhmen “ pėrfshihet me qellim qė hulumtuesit  e interesuar gjatė leximit tė kėtij seksioni  tė pėrfitojnė nga idetė qė ju i keni gjeneruar. Edhe kėtu numrimi i paragrafeve koncize ėshtė zgjedhja mė e mirė.

 

7. Referencat

 

Lista e referencave ėshtė ngusht e lidhur me vėshtrimin mbi tė arriturat e fundit qė trajtohen nė Seksionin  3. Komisioni e lexon listėn e referencave pėr t’i gjetur punimet kryesore nga kjo lėmi, por edhe pėr tė shiquar se a janė ata tė pėrfshirė nė Seksionin 3. Ē’ėshtė e verteta, shumica e anėtarėve tė kommisionit shikojnė se a ndodhen publikimet e tyre nė temen qė pėrfshinė teza juaj, prandaj pwrfshini edhe ato. Pos tjerash, t’i lexoni  punimet e komisionit do tė jetė e dobishme edhe pėr ju, sepse nga ato punime e fitoni idenė se ēfarė lloji tė pyetjeve ata mund t’iu shtrojnė.

 

Tė gjitha referencave qė ndodhen nė listė duhet t’iu keni referuar nė brendinė e tezės suaj. Duhet dalluar “referencat” nga “bibliografia”. Bibliografia pėrfshinė edhe punime tė cilave nuk iu keni referuar direkt nė tezė. Lista e referencave organizohet  me renditje alfabetike sipas mbiemrit tė autorit ose sipas radhės qė janė cituar punimet nė tezė.

 

8. Shtojcat

 

Ē’ka duhet tė pėrmbajė shhtojca ? Ato materiale tė cilat e pengojnė rrjedhen e lehtė tė prezantimit tuaj, por qė janė tė rėndėsishme pėr vertetimin e rezultateve tė tezės. Zakonisht janė materiale tepėr tė detajizuara pėr t’i pėrfshirė nė pjesėn kryesore tė tezės, por duhet tė jenė nė dispozicion qė komisioni t’i lexojė dhe tė bindet plotėsisht. Si shembull do tė marrim listen e kodeve programore, tabelat qė pėrmbajnė shumė tė dhėna, vertetimet e gjata matematikore, etj. 

Komente lidhur me konstruktin e tezės

 

Siē e thamė edhe mė parė, teza ėshtė njė dokument formal qė merret me dy ēėshtje kryesore. Seksioni 3 dhe 4 tregojnė se keni zgjedhur problemin e qelluar, ndėrsa Seksioni 5 tregon se ju e keni zgjidhur atė. Seksoni 1 dhe 2 e fusin nė problematikė lexuesin, Seksioni 6 vė nė spikamė njohuritė e reja qė i keni gjeneruar gjatė punės suaj.

 

Dalloni me kujdes ēdo gjė qė kanė bėrė tė tjeret nga ajo qė ju keni bėrė. Pėr anėtarėt e komisionit ėshtė me rėndėsi tė dihet saktėsisht se ēka kush ka bėrė. Seksioni 4, formulimi i problemit, paraqet vijen ndarėse. Pėr kėtė qellim ky seksion vendoset nė mes tė kėtij dokumenti formal.

Fillimi i punės

 

Mėnyra mė e mirė pėr tė filluar punėn pėr shkrimin e tezės ėshtė pėrgatitja e njė skice-ide. Mund tė filloni me tabelėn e pėrmbajtjes, duke e formuar listėn me secilin seksion dhe nėnseksion qė mendoni se duhet t’a pėrfshini nė punim. Nė pika tė shkurtėra pėrshkruaj  pėrmbajtjen pėr secilin seksion dhe nėnseksion. Tėrė kjo skicė-ide mund tė koncipohet prej 2 deri nė 5 faqe. Bashkėrisht me supervizorin e tezės suaj duhet t’a rishikoni me kujdes se mos ka ndonjė materjal tė tepėrt, qė nuk ėshtė direkt i lidhur mė problemin e formuluar ? Nėse ka, e menjanoni, nėse konstatoni se mungon ndonjė materjal, e shtoni atė. Mė mirė ėshtė qė nė kėtė fazė t’i bėni kėto korrigjime, se sa mė vonė kur t’a keni  shkruar gati tėrė punimin.

Kohėzgjatja e shkruarjes sė tezės

 

Procesi i shkruarjes sė tezės, zakonisht, zgjatė mė tepėr se sa e keni planifikuar. Edhe pasi t’a keni kryer krejtėsisht hulumtimin, keni ndertuar modelin, i keni kryer llogaritjet, ėshtė e preferueshme qė njė semester i tėrė t’i kushtohet vetėm shkruarjes sė tezės. Me aktin e shkruarjes nuk kuptojmė vetėm shtypjen e materjaleve, sepse shtypja mund tė bėhet pėr kohė shumė mė tė shkurtėr, por ėshtė organizimi i argumentimit dhe rezultateve qė kėrkon kohė mė tė gjatė. Duke i formalizuar rezultatet nė njė dokument tė organizuar mirė, teza juaj do t’iu pėrballojė analizave detale qė do t’i bėj komisioni. Kjo do tė thotė se ju i keni zbuluar me kohė mangėsitė e tezėz suaj. Eleminimi i kėtyre mangėsive ėshtė ajo qė iu merr njė kohė tė konsiderueshme.

 

Ndoshta pėr herė tė parė supervizori juaj do t’i shoh shprehjet formale tė koncepteve qė mė parė nė mėnyrė joformale janė aprovuar. Tani ju i zbuloni keqkuptimet ose mangėsitė nė marrėveshjet joformale. Pėr t’i ndreq kėto kėrohet njė kohė e caktuar. Studentėt qė anglishten nuk e kanė gjuhė amėtare mund tė kenė veshtirėsi nė sistemimin e ideve, prandaj nė kėtė rast kėrkohet qė tė bėhėn disa herė pėrmirėsime. Nganjėherė supervizorėt nuk janė sa duhet azhur gjatė rishikimit dhe kthyerjes sė punimit tek studenti.

 

Afati i fundit: jepni vetes mjaft kohė. Puna e shpejtė mund tė kėtė pasoja tė dhėmbshme gjatė mbrojtjes sė tezės.

Kėshilla

 

Keni parasysh njohuritė e lexuesit. Cili ėshtė auditori juaj ? Cili ėshtė niveli dhe sa janė tė informuar ata me materien qė e trajtoni nė tezė. Zakonisht ata kanė njohuri lidhur me problemin e pėrgjithshem, por nuk janė thellėsisht tė kyēur, siē jeni ju, nė detalet e hulumtimeve gjatė viteve tė fundit. Shpjegoni konceptet e reja tė veshtira sa mė qartė. Nganjėherė mund t’a paramendoni ndonjė person konkret, tė cilin ju e njihni se ka njohuri tė nevojshme, dhe imagjinoni se jeni duke ia shpjeguar atij nė mėnyrė direkte idetė tuaja.

 

Mos ia vėshtirėsoni punėn lexuesit ! Kjo ka rėndėsi tė veēantė. Ju i dini disa nga pyetjet qė mund t’ua shtrojė komisioni (shiko mė lartė). Titujt e seksioneve dhe formulimi i fjalėve tė zgjedhen ashtu qė atyre nė menyrė tė qartė t’u jepet ky informacion. Sa mė me vėshtirėsi e zbulojnė problemin, mbrojtjen e problemit, pėrgjigjen e dhėnė lidhur me problemin, kontributin dhe konkluzionet  tuaja, aq pa humor do tė jenė ata, dhe aq mė shumė ka gjasė qė teza juaj tė pėsoj shumė ndryshime.

 

Ėshtė e pamundur tė jesh skajshmerisht i qartė! Shqiptoni fjalėt drejt, theksoni pjesėt e rėndėsishme me tituj tė qelluar etj. Teza pėrmban shumė informacione: pėrpiquni qė lexuesin ta orientoni drejt pėrgjigjeve mė tė rėndėsishme.

 

Teza nuk ėshtė tregim! Zakonisht nuk ndjeket kronologjia e punėve qė i keni kryer. Ajo ėshtė njė dokument formal qė ėshtė disejnuar pėr t’iu dhėnė pėrgjigje vetėm disa pyetjeve mė kryesore.

 

Mos i pėrdorni frazat si “Shihet qartė, se ky ėshtė rast …” ose “ Duket se kjo rrjedh … “ ; kjo nėnkupton qė lexuesi i cili nuk kupton, ėshtė i marrė. Keni parasysh se ata nuk do tė kuptojnė, vetem nėse shpjegimet tuaja nuk janė tė qarta.

 

Mos i pėrdorni konstatimet irrituese si  “softueri ėshtė pjesa mė interesante e sistemit kompjuterik” sepse ky ėshtė mendimi juaj personal por jo i mbeshtetur nė literaturė ose nė zgjidhjen qė ju e keni prezentuar. Komisioni i vėren kėto formulime dhe mund t’ju bėj ndonjė pyetje si kjo: “A mund t’a demonstroni se softueri ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e sistemit kompjuterik ?” 

Shenim lidhur me programet kompjuterike dhe prototipet tjera

 

Qellimi i tezėz suaj ėshtė qė tė dokumentoi qartė kontributin origjinal shkencor. Ju mund tė zhvilloni programe, prototipe, ose vegla tjera si mjete pėr t’i vėrtetuar pikpamjet tuaja, por keni parasysh, teza nuk ka tė bėj me vegla, ajo ka tė bėj me kontributin e dhėnė pėr shkencėn. Veglat siē janė programet kompjuterike janė tė dobishme, por ju nuk mund tė merrni gradė shkencore vetėm pėr vegla. Veglat duhet t’i pėrdorni pėr tė demonstruar se keni dhėnė njė kontribut origjinal shkencor; p.sh. pėrmes pėrdorimit ose ideve qė i pėrfshijnė ato.

Teza pėr master kundrejt tezės pėr doktoratė

 

Ekzistojnė dallime midis tezės pėr master dhe tezės sė doktoratės. Ky dallim nuk ka tė bėj me formatin por mė rėndėsinė dhe nivelin e zbulimit qė deshmohet me zgjidhjen e problemit dhe me pėrmbledhjen e kontributit tė dhėnė. Teza e doktoratės kėrkon medomos zgjidhjen e njė problemi mė tė vėshtirė dhe kontribut mė esencial.

Kontributi shkencor i tezės pėr master  qėndron nė rritjėn e pėrmirėsimeve nė njė lėmi tė shkencės, ose aplikimin e teknikave tė njohura nė njė fushė tė re. Teza e doktoratės duhet tė ketė kontribut esencial dhe tė sjell risi nė shkencė.